-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe: Kosova në OKB në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE

Kryesoret

Vojislav Milovançeviq, gazetari i gazetës serbe “Nova”, i cili e ka parë dokumentin e Gjermanisë dhe të Francës ku propozohet modeli i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, thotë për N1 se, sipas burimeve nga Brukseli, presidentit serb Aleksandar Vuçiç i është thënë gojarisht se nëse Kosova bëhet anëtare e OKB-së, Serbia do të bëhej menjëherë anëtare e BE-së.

Vetë dokumenti, shton ai, përmend hyrjen e përshpejtuar të Serbisë në BE, por nuk specifikon data specifike.

Milan Kërstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, thotë se propozimi bazohet në modelin e dy Gjermanive dhe nënkupton se Beogradi pajtohet me hyrjen e Kosovës në OKB, por nuk e njeh atë zyrtarisht.

“Kam përshtypjen se ky është momenti kur do të duhet të marrim një vendim, sepse çdo ofertë e mëvonshme do të jetë më e keqe se ajo që kemi marrë tani”, thotë Millovançeviq, por ai dyshon se presidenti serb do ta pranojë këtë marrëveshje, shkruan N1.

Kërstiqi shpjegon se nëse Kosova anëtarësohet në OKB, njohja e Serbisë nuk do të ketë më rëndësi thelbësore për ta dhe kujton se dy Gjermanitë nuk e kanë njohur kurrë njëra-tjetrën zyrtarisht, edhe pse të dyja ishin anëtare të OKB-së.

Në fakt, siç shton ai, me pranimin në OKB, Kosova merr njohje serioze të jashtme, është “një shtytje serioze për Prishtinën dhe marrjen e asaj që dëshiron”.

I pyetur nëse dokumenti përmend formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Millovançeviqi përgjigjet “jo”, por thotë se nënkupton zbatimin e gjithçkaje të rënë dakord në Bruksel, ku përfshihet edhe AKS-ja.

Sa i përket nëse Rusia dhe Kina, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit