Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se shumica nuk ka asnjë frikë nëse opozita bashkohet kundër socialistëve.
Ai tha se Ilir Meta, edhe kur ka qenë në koalicion me PS-në (2013-17) ka qenë gjithmonë me Berishën.
“Në 2021 këta ishin të gjithë bashkë. Saliu dhe Iliri bashkë kanë qenë gjithmonë, edhe kur ka qenë Ilir me ne. Nuk i është ndarë shpirti kurrë nga Saliu.
PS ka një aleancë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm që do të jetë boshti i aleancës sonë. Do të vazhdojmë ta ruajmë” tha ai.
Për amnistinë fiskale nuk ka tërheqje, pavarësisht thirrjes së BE-së dhe FMN-së. “Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale. Kjo është një gjë e mirë.
Vendimmarrja për votën në kuvend, veç për atë politike, ka të bëjë edhe me vendimmarrjen për interesat e vendit.
Çdo lloj nisme që ka synim formalizim dhe të krijojë të ardhura shtesë është e mirëpritur” tha ai.









