Policia e Tiranës ka arrestuar 11 qytetarë për vepra të ndryshme penale.
Policët në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit O. M 27 vjeç, E. D 22 vjeç, A. Gj, 20 vjeç D. S 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. S 44 vjeç.
Gjithashtu u arrestua edhe H. L 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin A. Sh 21 vjeç;
Ndërsa A. S 48 vjeç ju vunë prangat për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.
Y. S 47 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan tre shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
R. P 26 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Gjithashtu u arrestua edhe E. I 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit. Ndërsa K.L 32 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.









