-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas BE-së, edhe FMN “shuplakë” Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale

Kryesoret

Jo vetëm Bashkimi Europian. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kategorisht kundër amnistisë fiskale që ka ndërmarrë qeveria.

Përfaqësuesja e FMN-së u shpreh në konferencën për mediat në prani të ministres Ibrahimaj dhe Guvernatorit Sejko se është kundër variantit aktual. Zyrtarja e lartë e FMN-së listoi kushtet për t’u bërë amnistia fiskale.

Kemi paraqitur komentet dhe shqetësimet tona. Amnistia mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor. Si një kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së të gjitha detyrimeve për të favorizuar evazorët.

Përfshinë një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre kanë edhe një heqje të interesave dhe penaliteteve që mund t’ju japin imunitet nga ndjekja penale dhe kontrolli i përhershëm i ligjit.

Qeveria duhet të ndryshojë, duhet ta konsiderojë kur të ketë mbushur disa kushte, një sistem modern të administratës tatimore. Me një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Gjithashtu edhe dëshmi që ka aftësi për zbulimin nga administrata tatimore.

Evazorët fiskalë që nuk deklarojnë të ndiqen dhe penalizohen për një gjë të tillë. Është edhe një kusht, pastrimi i parave. Kuadri duhet të jetë i fortë. Është e vështirë të përmbushen këto kushte për një vetëdeklarim vullnetar” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit