-sidi education-spot_img
29.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me NATO-n

Kryesoret

Gjatë një takimi me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-a dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë.

Në takim me admiralin Munsch, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Presidentja Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Osmani ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit