-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Iran, qeveria thirrje të huajve: Respektoni ligjet, ose do e pësoni

Kryesoret

Teherani ka fajësuar “armiqtë e huaj” për protestat në mbarë vendin.

Muajin e kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar nëntë shtetas evropianë për rolin e tyre në protestat lidhur me vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeçe.

“Irani është shtet i sigurt… Ne presim që të huajt që vizitojnë Iranin për turizëm dhe biznes… të respektojnë ligjet tona”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kaanani.

Protestat anti-qeveritare shpërthyen më 17 shtator, në vendlindjen e Aminit, në Sakez. Këto protesta vlerësohen si sfida më e madhe për liderët klerikë të Iranit, pasi shumë protestues po kërkojnë largimin nga pushteti të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Protestat mbarëkombëtare në Iran janë mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, duke bërë që Teherani të akuzojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po tentojnë të shfrytëzojnë këto protesta për të destabilizuar Republikën Islamike.

Autoritetet në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur për shkak të një sëmundjeje, por familja e saj dhe iranianë të tjerë kanë deklaruar se ajo është rrahur nga policia gjatë arrestimit./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit