Disa personalitete të njohura iraniane, përfshirë ish-futbollistin, Ali Deai, janë marrë në pyetje dhe autoritetet ua kanë konfiskuar pasaportat, pasi kanë mbështetur protestat kundër Qeverisë.
Irani është përballur me trazira në javët e fundit, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin në kokë.
Daei, ish-yll në ligën gjermane të futbollit, Bundesliga, ka thënë se i është marrë pasaporta, pas thirrjeve të tij ndaj Qeverisë “që të zgjidhë problemet e popullit iranian në vend të shtypjes, dhunës dhe arrestimeve”, ka thënë vëllai i tij më 10 tetor.
“Mënyra si është trajtuar Ali ka qenë e turpshme”, ka thënë ai.
Dai ka luajtur për klubet e famshme gjermane Bayern Munich dhe Hertha Berlin, si dhe ka pasur 149 paraqitje për epikin kombëtar të Iranit.
Aktori i njohur iranian, Hamid Farrokhnejad, ka thënë më 9 tetor se ka kaluar shumë kohë duke u marrë në pyetje, për shkak të mbështetjes ndaj protestave.
“Jam marrë në pyetje dy herë për 10 orë, dhe më është ndaluar dalja nga shteti, për të më dëshmuar se e kam pasur gabim kur kam thënë se në këtë shtet nuk janë të mundshme as protestat paqësore”, ka thënë Farrokhnejad.









