Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu.
Dita nuk dihet kur ka ndodhur, sot apo në fundjavë. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook.
Ai shfaqet duke e dëgjuar me vëmendje dhe shkruan se ish-kreu i shtetit është një “burim i pashtershëm urtësie”.
Kryesorja nuk dihet, por mes çështjeve të diskutuara sigurisht që ka qenë edhe aktualiteti dhe sfidat me të cilat po përballet vendi.









