-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia riktheu sulmet mbi Kiev, Zelensky: Putin do që të na zhdukë nga faqja e dheut (VIDEO)

Kryesoret

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev janë dëgjuar shpërthime të shumta. Këtë sulm e ka konfirmuar dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko i cili ka thënë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë raportuar se një numër njerëzish janë vrarë dhe një pjesë tjetër janë plagosur nga sulmet në Kiev këtë mëngjes. Akoma nuk dihet saktësisht sa persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve.

Ky është sulmi i parë me raketa në kryeqytetin ukrainas pas disa muajsh, i cili vjen 2 ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, u dëmtua nga një shpërthim.

Ditën e djeshme, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.

Sulmet në Kiev këtë mëngjes tregojnë se Rusia “po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur”, shton ai. Rusia nuk ka komentuar ende për sulmet e mëngjesit të sotëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit