-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrimi i pedonales së Bulqizës/ Blushi: “Kryevepra” e Rilindjes urbane tregon qartë se në xhepat e kujt përfunduan paratë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për dëmtimin e infrastrukturës së pedonales së qytetit të Bulqizës.

Blushi ka publikuar një foto nga sheshi qendror i qytetit, teksa ironizon duke e konsideruar si një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane.

Sipas Blushit, 7 vite më parë për këtë projekt u shpenzua 820 mijë euro, ndërsa cilësia e investimit tregon qartë se në xhepat e kujt përfunduan paratë.

‘Sheshi qendror i Bulqizës është një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane ku shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro. Degradimi flet më qartë se çdo gjë tjetër për cilësinë e investimit dhe se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë! Ja çfarë do të thotë pushtet vendor 100% në duart e “Rilindjes”. Koha për llogaridhënie po afron!’, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit