Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka zbardhur diskutimet mes PD-së dhe partive aleate rreth një javë më parë përsa i përket zgjedhjeve lokale.
Shehi thotë se aleatët i kanë propozuar PD-së që çdo parti të sjellë një kandidat të saj. Këta të fundit, të cilët më pas do i nënshtrohen një sondazhi.
Pyetje: Jeni takuar me zotin Berisha ju dhe aleatët e tjerë të PD, ka specifika për të cilat jeni dakordësuar?
Shehi: Ne jemi takuar para një jave. Them që kemi bërë një gjysmë pune, kemi rënë dakord për disa gjëra. E vetmja mënyrë është të dalim me një kandidat më vete, në proporcional të dalim secila parti më vete. Kemi rënë dakord se kush na puq, që është lufta kundër qeverisë, kundër autokracisë së Ramës, na puq po ja mbërritëm që është dhe elementi më dinamik, kandidati i vetëm. Për gjëra të tjera nuk puqemi shumë ne, por mendoj se këto janë të mjaftueshme.
Pyetje: Kur flasim për kandidat të përbashkët, çfarë fitoni ju?
Shehi: Formula që i kemi propozuar ne është që çdo parti të sjellë kandidatët e vet dhe ata t’i nënshtrohet një sondazhi.
Pyetje: Pse zgjodhët PD-në e Berishës?
Shehi: Ne nuk kemi zgjedh asnjërën as tjetrën, jemi në komunikim me të gjithë. Unë nuk do bëjë aleancë me asnjë forcë që nuk bie dakord për të dalë me një kandidat.









