-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati për vrasje, kush është “i forti” i Fushë Kuqes që u kap në Itali?

Kryesoret

Ferdinand Ndoja është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohej për vrasje në tentativë dhe prodhim armësh e muniscionesh.

Ndoja në 2021 ka qëlluar në drejtim të një 60-vjeçari në Lezhë, por nga ajo ngjarje nuk pati të lënduar.

Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2  gëzhoja,” ka njoftuar policia për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit