Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e KiE-së solli debate me përfaqësuesit e shteteve në këtë institucion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Përfaqësuesja greke Nina Kasimati pasi e pyeti për raportin me Presidentin turk, Erdogan replikoi teksa Edi Rama po fliste.
Kryeministri reagoi duke thënë se “Unë mendova vetëm se parlamenti shqiptar i ka këto”. “Ndjesë por do ju kërkoja të flisni shkurtimisht” i kërkoi Presidenti i asamblesë Ramës dhe i tërhoqi vëmendjen grekes.
Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenkjo ndërhyri duke u kërkuar të gjithëve “të qetësohen”. Ai e pyeti a duhet të përjashtohet Rusia nga Këshilli i Sigurimit në OKB?
“Nuk mendoj që Shqipëria ka kapacitetin t’i thotë botës atë që duhet të bëjë. Nuk i takon Shqipërisë të thotë nëse Rusia duhet të përjashtohet. Nëse doni ta përjashtoni, ne jemi të lumtur, nëse doni ta mbajmë e mbajmë” tha ai.
Në fjalën e tij, kishte vend edhe për mbrojtjen e Serbisë për sanksionet ruse. “Nuk duhet ta hedhim në krahët e Vladimir Putinit” tha ai.