Prokuroria e Tiranës ka kerkuar 27 vite burg për 3 francezët të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata perfitojne 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.
Francezët mohuan akuzat per futjen në Shqipëri të mijera eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.
Sipas prokurorisë këta shtetas ne bashkëpunim me njeti-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë rreth 1.2 milionë Euro.