-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse qëllove? Vrasësi rrëfen të vërtetën: Gjynah! Ky i shkreti e hëngri kot

Kryesoret

I riu Erion Çela në fillim të këtij viti u vra aksidentalisht në “Don Bosko”. Kështu deklaroi policia pak ditë më parë bazuar te dëshmia e dy vrasësve me pagesë.

Gentjan dhe Indrit Beqiraj deklaruan se Çelën e vrau gabimisht Kevin Zeneli. Shënjestra ishin nipërit e Geron Hasanbelliut.

“Më datë 04.01.2022, ka ndodhur një ngjarje në Don Bosko tek lokal Fokus, ku është qëlluar me armë dhe janë vrarë persona.

E kam telefonuar Kevin direkt por nuk ma ka hapur telefonin. Nga data 06.01.2022 më telefonon Kevin dhe më kërkon një test Covidi për të kaluar kufirin.

Ia bëra në Durrës tek një laborator i Ergys Hoxhës me emrin “Kasa” që ndodhet në Kënetë në Rrugën Vllazërimi.

Ia kam bërë dhe ka ardhur për ta marrë vetë dhe ka paguar lekët për testin dhe më la dhe mua 50 Euro.

Kevinin e nxora direkt tek Ura e Dajlanit në këmbë dhe gjatë kësaj kohe e pyeta për punën e Don Boskos? I thashë që ç’a bëtë pse u gabua objektivi se është gjynah se u vra tjetër për tjetër.

Më tha u gabua informata. Kur e pyeta se me kë kishte qenë ai nuk më tregoi emër a person.

Por më tha që i kishte dhënë njërit një shumë prej 50.000 Euro.

Kevinin e mori nga Ura e Dajlanit një makinë tip Porsche Cayene tip i fundit se topat mbrapa i kishte me viza.

Objektiv i atentatit në atë ngjarje ka qenë Geron  Hasanbelliu. Kevin është larguar drejt Kroacisë pastaj Gjermanisë.

Në dijeninë time është takuar dhe me Kasandrin i cili i ka kërkuar llogari për ngjarjen tek Don Bosko.

Ka komunikuar me mua dhe më ka thënë që të vrisja nipat e Geronit pasi kishin dalë në Astir” deklaruan vëllezërit Beqiraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit