Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kosovës që u dha 100 euro cdo pensionisti për të përballuar krizën e çmimeve.
Kryetari i partisë së Lirisë akuzon se Shqipëria është në fund të renditjes për ndihmën për qytetarët, pasi Edi Rama, sipas tij lekët i çon për inceneratorët dhe koncensionet.
“Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.
100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.
Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme” shkruan Meta.