Në fshatin Bardhaj në Shkodër janë sekuestruar rreth 100 kg kanabis. Lënda narkotike pas korrjes ishte në proces tharje.
Droga u gjet brenda një banesë që ishte përshtatur në shtëpi bari. 15 persona janë shoqëruar nga policia deri tani, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kontrollet e shpeshta dhe të shumta në territor kanë detyruar trafikantët që të përdorin “shtigje” të reja duke nisur kultivimin brenda shtëpive.