Dy vëllezër janë arrestuar në Dimal për pengmarrjen e një adoleshenti, të cilin e akuzojnë se u vodhi një shumë lekësh.
“Duke vepruar me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet 15-vjeçarin për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë” njofton policia.
Ai u lirua pas disa orësh. Dy vëllezërit F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç banues në Drenovicë, Dimal janë arrestuar dhe 15-vjeçari u procedua për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.