-sidi education-spot_img
31 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 22-të para Kryeministrisë, pritet pjesëmarrje masive

Kryesoret

Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve, pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, ndërsa në tubim do t’i bashkohet edhe diaspora shqiptare, me emigrantë që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë.

Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vijojë me marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta vjen pas tri javësh demonstratash të pandërprera, të cilat organizatorët i cilësojnë si reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Mbrëmjen e kaluar, qytetarët qëndruan për orë të tëra përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën edhe gjatë natës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit