Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë. Një 30-vjeçar ka përplasur për vdekjen një 71-vjeçar në Tepelenë.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.