-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi të dytët në botë”! Zhupa: Plazhet i morën pushtuesit, Kumbaro të dorëhiqej

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thirri sot në interpelanca ministren e Turizmit për t’i kërkuar shpjegime në përfundim të sezonit turistik veror.

Së pari, Zhupa tha se Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë e vogël u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie jashtë detyrës.

“Mirela Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ngjarja në Himarë. Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar ‘blue flag’, nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe asnjë plazh që plotëson kriteret dhe përgjegjësi direkte për këtë ka Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kroacia ka 93 plazhe, 23 marina, mos vazhdoj me Spanjën 590 plazhe të certifikuara. Kriteret janë kritere që lidhen me punën e Ministrisë së Turizmit. Është certifikatë që jepet nga Fondacioni për Edukim Mjedisor”.

Më pas Zhupa akuzoi për lejen e plazheve. “Plazhet nuk kanë qenë të pushuesve por të pushtuesve, shumica e tyre janë të patronazhistëve, të fortëve dhe me lidhje me pushtetin, e keni parë pastaj si kërcet pistoleta. Një ministreje duhet t’i skuqej fytyra” tha ajo.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro u kundërpërgjigj duke thënë se foltorja e Kuvendit nuk duhet të përdoret “si shtëpi njoftimesh funerale”.

“Në fakt kjo foltore nuk është dhe nuk duhet të jetë as shtëpi njoftimesh funerale, e aq më pak mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është rasti tipik por i jo vetmi në këtë vjeshtë kur sezonit turistik nuk mbyllet në Gusht” tha ajo.

Në fund theksoi se “Organizata Botërore e Turizmit e radhit Shqipërinë të parin vend në Evropë për rikuperimin e numrit të turistëve pas pandemisë me 19% më shumë vizitorë dhe të dytin në botë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit