-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferdinand Dervishi: Fantazma e Agim Shehut në arrestimin e gazetarit Hasanaga

Kryesoret

“Prokuroria e Tiranës nuk po ngutet, ndërsa kryepolicët janë ulur edhe njëherë të rishkruajnë dhe rindërtojnë, më të thelluara, akuzat në kallzimet e tyre në adresë të gazetarit”.

Këto janë të rejat që kanë depërtuar në dritë nga fronti i arrestimit “në flagrancë” i gazetarit Ervis Hasanaga, një ngjarje që ka nisur të ngrejë pikëpyetje dhe mosbesim.

Pikëpyetje dhe mosbesim, pasi deri tani, veç drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që duhet po e shijojnë thellësisht hakmarrjen, shumëkujt tjetër, e gjitha kjo, po ju faneps në mendje fantazmën e Agim Shehut, shkopit të Berishës së Parë, në raport me gazetarët e asaj kohe.

Po pse askush nuk po bindet për arrestimin e gazetarit? Cilat janë pikëpyetjet?

1-Pse është mënjanuar Prokuroria e Tiranës nga procedurat e arrestimit?

2-Përse Prokuroria e Tiranës nuk bindet për akuzat dhe po vonon në lëvizjet e saj?

3-A kemi të bëjmë me kundërvajtje penale (shpifje), apo krim (falsifikim kompjuterik)?

4- Neni 186/a për falsifikimin kompjuterik ka në fokus mediat, publikimin mediatik dhe efektet e tij, apo parashikon falsifikimin kompjuterik në institucione shtetërore dhe private?

5- Qëllimi i falsifikimit të lajmeve mediatike shkon në funksion të shpifjes si kundërvajtje penale apo në funksion të një krimi kompjuterik?

6-A kanë një bazë reale publikimiet, nisur nga lajmet për krerë të policisë që kanë përdorur aplikacionet Encro Chat dhe Sky ECC, nisur nga fakti i dekonspirimit të operacioneve të SPAK, nga fakti i deklarimit të Altin Dumanit, kreut të SPAK, për mosbesimin që ka në bashkëpunimin me krerë të policisë shqiptare, të aluduar për lidhje me organizata kriminale?

7-A përbën shkak për arrestim fakti se gazetari përcjell te publiku akte kriminale apo korruptive, për të cilat në mungesë të provave të menjëhershme, ka krijuar bindje të ekzistencës së tyre duke vendosur publikimin?

8-Nëse gazetari arrestohet për moskonfirmim të lajmit, apo për emetim të një lajmi të pashoqëruar me prova, a rrezikohemi nga krijimi i një precedenti që mund të kërcënojë të gjithë gazetarët shqiptarë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit