I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur sot në një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë.
Lajçak tashmë ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku do të zhvilloj takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim i Kurtit me Lajçakun vjen pikërisht në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kujtojmë se dy ditë më parë kreu i ekzekutivit ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.