Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e mohoi që nëse Enkelejd Alibeaj bashkohet me grupin e tij, deputeti demokrat mund të vendoset sërish në krye të Fierit, si i deleguar për të koordinuar qarkun.
“Bashkimi i PD-së ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës, pa asnjë diskriminim, që e kam bërë të qartë”.
Kryetari i PD-së u shpreh se PS është në një luftë të fortë të brendshme. “Sa i përket betejës brenda PS-së.
Është e qartë që është për jetë a vdekjes mes Ramës dhe Veliajt. Gjeri tani e ka fituar dhe po e fiton Erion Veliaj” tha Berisha.