-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Dick Martyt, Rama: Rublat ruse po lemerisën sërish me fjalët e tyre

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka konsideruar liderët e opozitës, Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si “rubla ruse”.

Ai është shprehur se të tre këta politikanë votuan kundër Kosovës e Shqipërisë në 2011 me një rezolutë famëkeqe, e cila i dha të drejtë Dick Martyt që të kryente hetime për trafikun e organeve.

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave rus,” ka shkruar Rama.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit