-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe: Vuçiç po përgatitet të japë dorëheqjen

Kryesoret

Aleksandër Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar dikë tjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Të paktën kështu ka deklaruar kryeredaktori i gazetës “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, i cili është i afërt me presidentin e Serbisë.

Sipas informacioneve të Vuçiçeviç-it, presidenti serb praktikisht do t’ia linte njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kujtdo që do ta pasonte atë pasi të jepte dorëheqjen.

“Duhet të jenë të qetë në këto kohë lufte”, alarmoi ai audiencën duke shtuar se “përderisa presidenti Vuçiç është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë ‘shtetin e rremë’ të Kosovës”.

Mirëpo, ai nga studio televizive e Tv Pink, e ka lutur Vuçiç-in, në emër të popullit serb, mos ta bëjë një gjë të tillë pasi që sipas tij, “askush sot në Serbi dhe në këtë pjesë të Evropës nuk mund të udhëheqë një politikë më të mirë se ai”.

“Do të jetë tmerrësisht e vështirë dhe e tmerrshme, shumë në Serbi nuk e kuptojnë vështirësinë e situatës në të cilën ndodhemi”./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit