Një person, sipas policisë me rrezikshmëri shoqërore i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë është arrestuar sot në Fier.
Në 17 gusht të dy viteve më parë në afërsi të stadiumit në Patos ai së bashku ku 5 persona të tjerë kanë tentuar të rrëmbejnë K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri.
Për këtë ngjarje sot është arrestuar Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, që ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.