-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlini: Baerbock dhe Kurti folën si mund të hapet rruga e Kosovës për në KiE

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se ky takim ka ardhur tri javë para mbajtjes së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ku do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

MPJ gjermane potencon se në takim Baerbock dhe Kurti kanë folur rreth asaj se si mund të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Pak më pak se tre javë deri në Komitetin e Ministrave të KiE në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e #petersberg24 se si të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJ gjermane.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada Gjermane gjatë kësaj jave, Berlini zyrtar ka bërë të ditur se njejtë sikurse Franca, kërkon që Kosova të bëj hapa konkret lidhur me themelimin e Asociacionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit