Një aksion i uniformave blu është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Policia ka mundur të arrestojë 3 persona, të cilët merreshin me organizimin e lojërave të fatit.
Policia ka shpallur në kërkim në 39-vjeçar, i cili është dhe pronari i lokalit.
“Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Olsi Llabaj, 18 vjeç, Nertil Llanaj, 38 vjeç dhe Eduart Vaizaj, 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
– Xhimi Llanaj, 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll,” ka njoftuar policia.