-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është e pamundur të shkruaj pa qarë”, publikohet letra që Angelina i dërgoi Brad Pittit pas ndarjes

Kryesoret

Është publikuar përmbajtja e e-mailit që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes, ku fillimisht pohonte se vendosi t’i drejtohej në këtë mënyrë, sepse do të bëhej shumë emocionuese nëse do të flisnin drejtpërdrejt.

Më pas, aktorja detajoi vendimin e saj për ta shitur kantinë e verës Chateau Miraval në Francë, që e kishte në bashkëpronësi me aktorin. Kujtojmë që ish-çifti hollivudian ka jetuar për disa kohë në një pronë pranë kantinës.

“Është vendi ku i sollëm binjakët dhe ku u martuam në kujtim të nënës sime. Mendova se do të plakesha këtu. Është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë. Do ta ruaj kujtimin e asaj që ishte 10 vjet më parë”, ka nisur letrën Jolie.

Më tej, ka thënë se ky ishte edhe vendi që ishte “fillimi i fundit të familjes së tyre” dhe ku alkooli u bë fokusi: “Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku. Tani e shoh se me të vërtetë doje të shpëtoje nga unë dhe me shumë mundësi do të gëzohesh kur ta lexosh këtë e-mail”.

Ky e-mail është publikuar nga Entertainment Tonight dhe është gjetur në një nga dokumentet e gjykatës. Angelina e shkroi atë në janar të vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit