-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Zhupa: Kuvendi nuk mund të jetë i shkëputur nga realiteti

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit, reagoi për protestat masive që po zhvillohen në Tiranë dhe në diasporën shqiptare.

Ajo i bëri thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të marrin vendime që reflektojnë realitetin dhe interesin publik, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe menaxhimin e paketës së integrimit dhe ligjeve të tjera.

“Ky Kuvend nuk mund të jetojë në një botë paralele, larg realitetit që po ndodh në Shqipëri. Çështja kryesore që duhet adresuar është paketa e integrimit dhe shfuqizimi i ligjit, që, sipas deputetes, i kanë shërbyer interesave të oligarkëve. Ata kanë vendosur për zhvillimin, sipas Edi Ramës, dhe kjo nuk përfaqëson Shqipërinë europiane dhe as atë që duan shqiptarët. Deputetja vuri në dukje se ky është i vetmi projektligj në kalendar që lidhet me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por ai lihet pa data për shqyrtim. Ajo theksoi se realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore dhe një parlament që shfuqizon ligjet, pa anatemon protestuesit. ‘Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre; nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjni. Por do të merrni përgjigjen nga qytetarët, siç do të jetë më e qartë dhe më e fuqishme, për të kërkuar që kjo qeveri dhe kjo sjellje harbute të ndalojë, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm’”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit