Në mbështetje të mijërave qytetarëve që protestojnë prej ditësh në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ka dalë edhe Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare dhe ish-ambasadore e Shqipërisë në OKB.
Ajo ka publikuar pamje nga tubimi i së mërkurës, ku mijëra qytetarë u mblodhën duke kërkuar largimin e kryeministrit.
“Dje ishte dita e 11-të e protestës, e cila në fillim nisi kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë është zgjeruar edhe ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij”, thuhet në reagimin e publikuar.









