Në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal te protestat që po zhvillohen në vend, duke i cilësuar ato si paqësore dhe të drejtuara kundër qeverisë aktuale.
Ai theksoi se pjesëmarrësit janë qytetarë dhe të rinj shqiptarë që, sipas tij, kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
“Sot shqiptarët në të katër anët e botës, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të qindra e dhjetëra mijëra qytetarëve që protestojnë paqësisht prej 11 ditësh. Duan të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri që konsideron shtetin dhe vendin si pronë personale.
Të shpëtojnë mjedisin shqiptar të mrekullueshëm nga natyra. Të shpëtojnë trashëgiminë shekullore të kombit që po pëson sulme barbare nga oligarkët, klanet dhe lobingjet e afërta të Edi Ramës. Ata janë qytetarë shqiptarë, para së gjithash të rinj shqiptarë, në një gjë janë 100% të sinqertë, duan që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë”, deklaroi nga foltorja kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.









