Për Dëfrim Çelën dhe Irfan Sulën, SPAK ka kërkua 32 vite burg, pasi i akuzon për trafik heroine.
Irfan Sula, sipas SPAK duhet të dënohet me 18 vite burg, ndërsa për Dëfrim Çelën SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg.
Sula dhe Çela akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ata u vunë në pranga nga operacioni “Kujtesa”, i cili u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera rezulton se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 kanë drejtuar trafikimin e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas na vendet e tjera të BE-së.