Florenc Bicerriku është arrestuar në kuadër të operacionit “Përtej Kufijve” të organizuar nga forcat shqiptare dhe ato turke.
Bicerriku, polici i “Rrugores”, së bashku me dy shokët e tij u kapën me drogë në Turqi, në një parkim.
Ai është nisur me lëndë narkotike nga Rinasi drejt Turqisë
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë.