-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 të vdekur nga zjarri në burgun Evin në Iran

Kryesoret

Tetë të burgosur iranianë në burgun e Evinit kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri, i cili kaploi institucionin e sigurisë në Teheran, të shtunën e 15 tetorit.

Kështu kanë bërë me dije autoritetet iraniane në rrugë zyrtare, dy ditë pas ngjarjes që rroku vëmendjen e gjithë botës.

Në Teheran, por edhe në qendra të tjera të mëdha të banuara të Iranit, javët e fundit, ka pasur protesta të shtuara lidhur me vrasjen e një 22-vjeçareje të quajtur Mahsa Amini, e cila u dhunua brutalisht nga Policia Morale e Iranit, pasi nuk kishte veshur në mënyrë korrekte shaminë.

Në vazhdën e këtyre protestave, ka pasur edhe të tjera të shtuara, nga familjarët e të burgosurve në Evin, ku vuajnë dënimet të dënuar politikë, gazetarë apo opozitarë iranianë.

Familjet e të burgosurve, duke përfshirë disa nga disidentët politikë të profilit më të lartë në Iran, thanë se numri i vërtetë i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë dhe akuzuan zyrtarët e sigurisë për ndezjen e zjarrit dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Një grup i vogël anëtarësh të familjes, duke kërkuar përgjigje për vendndodhjen e të afërmve të tyre të burgosur, u lejuan përfundimisht të hynin në burg për t’i takuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit