-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Të informohen qytetarët që të marrin masa për përballimin e krizës’/ Black-out-i, një skenar realist në Gjermani!

Kryesoret

“Blackouti – ndërprerja e energjisë- është një skenar realist”, paralajmëroi kreu i shoqatës, Helmut Dedy në gazetën gjermane “Süddeutschen Zeitung”.

Sipas tij, një furnizim funksionues në rast emergjence me ujë dhe ngrohje është i mundur vetëm për 72 orë. Kësaj i shtohet që njerëzit në Gjermani “deri tani janë pa përvojë për t’u përballur me situata krizash dhe katastrofash.

‘Prandaj ka shumë rëndësi një përgatitje e vazhdueshme, transparente dhe pa shumë burokraci për rreziqet e mundshme. Duhet të jenë më prezente fushatat për vetëmbrojtje dhe vetëndihmë’, thotë Dedy.

Ndërkohë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser është shprehur për më shumë mbrojte të infrastrukturës kritike pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe sabotimit të rrjetit të kabllove të hekurudhës gjermane.

Qeveria gjermane do të paraqesë që këtë vit pikat kryesore për një ligj të ashtuquajtur KRITIS për mbrojtjes e infrastrukturës kritike dhe do të fusë edhe detyrime të tjera për njoftimin e incidenteve të sigurisë që të rrisë në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit për Gjermaninë dhe Europën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit