-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mirëmëngjes, qenke zgjuar?!” Rama ndan videon me breshkat nga zyra e PS

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të veçantë të postuar në rrjetet sociale.

Rama e nis videon duke përshëndetur dy breshka, teksa thotë se Partia Socialiste ka nisur rrugën për të fituar një tjetër betejë, atë të zgjedhjeve vendore.

Teksa u uron ndjekësve një javë të mbarë, Rama uron gjithashtu që të ketë sa më shumë shi, për të përballuar krizën energjetike, të ndikuar edhe nga lufta e Ukrainës.

“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, qenke zgjuar eee. Mirëmëngjesi. Një ditë e re, një javë e re. Në zyrën e Partisë Socialiste për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore në dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta. Paçi një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit që nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju. Një javë sa më të mbarë”, shprehet Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit