-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha bën fajtor Ramën: Në 8 vite është larguar 26% e popullsisë, u përgjysmua numri i studentëve!

Kryesoret

Lideri demokrat, Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama për degradimin e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri.

Gjatë një takimi që zhvilloi me Departamentin e Arsimit të lartë në PD, Berisha deklaroi se Rama me një urdhër prej injoranti ndaloi doktoraturat në universitete. Sipas Berishës, në 8 vite, në Shqipëri është përgjysmuar numri i studentëve.

‘Sot arsimi në Shqipëri, përjeton në një mënyrë pothuaj me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht të diktuar nga politika fund e krye e dëmshme dhe shkatërruese. Nëse marrim sëbashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se asnjë luftë civile nuk mund t’i rrënojë me kaq shpejtësi treguesit e një kombi. Luftërat civile janë më shkatërrimtaret për një komb. Këtu në 8 vite është larguar mbi 26% e popullsisë, janë mbyllur me qindra shkolla, këtu është përgjysmuar numri i studentëve. Mijëra intelektualë të diplomuar. Në 8 vite, njëlloj si në diktaturë, ndalojnë kohën ose ngadalësojnë kohën. Gjatë viteve të diktaturës, pothuajse çdo gazetar që vinte në Shqipëri fillonte shkrimin e tij me vendin e kohës së ndaluar.’, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit