-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emra të shumtë nga 4 ekipe të Superiores dhe afrime nga jashtë/ Të ftuarit e Rejës për miqësoren me Arabinë Saudite

Kryesoret

Kombëtare eksperimentale në Abu Dhabi kundër Arabisë Saudite. Ky nuk është më një lajm sepse sfida e 26 tetorit në Lindjen  e Mesme është kryesisht një test vitrine për kuqezinjtë, dukshëm ndryshe nga ndeshjet e tjera dhe me hapësira të mëdha për emrat premtues të Kategorisë Superiore.

Trajneri Edoardo Reja e ka dorëzuar në federatë listën me emrat që dëshiron të ketë në grumbullimin e 23 tetorit. Ndeshja me Arabinë Saudite e kushtëzon jo pak trajnerin italian. Kjo për faktin se data 26 nuk është e lirë nga FIFA në kalendarin zyrtar. Si e tillë, e shtyn 77-vjeçarin që të mendojë për një grup të reduktuar nga brumi i Superiores dhe lojtarë që aktivizohen pak ose aspak me skuadrat e tyre.

Kështu, në Kategorinë Superiore, rekordin e mban Partizani me 4 emra që janë Eneo Bitri, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka, ndërsa Tirana prezantohet me Xhixhën, Deliun e Kallakun. Po tre emra do të bashkohen edhe nga Shkodra ku janë thirrur Gurishta, Hakaj e Mala por elementë interesantë Reja ka gjetur edhe tek Teuta ku kanë marrë ftesë Albion Marku e Lorenco Vila.

Lista e kalon kufirin me Ardit Tolin dhe Taulant Seferin që të dy pjesë e Vorsklas në Ukrainë për të vijuar me Sokol Cikalleshin që këtë sezon u transferua në Arabinë Saudite por edhe në Turqi me Bekim Balajn. Nuk ka një ftesë për lojtarët e tjerë të Turqisë si Abazaj apo Rroca edhe pse ky i fundit po e pret prej kohësh një thirrje nga tekniku italian pasi me rikuperimin pas dëmtimit të gjatë, ka gjetur formën optimale e madje ka shënuar edhe një gol.

Reja ka hartuar gjithashtu edhe një listë pritjeje nëse disa nga lojtarët e thirrur do të tërhiqen dhe ata janë: Islmajlgeci, Herald Marku e Tedi Cara. Përballja miqësore kundër Aranisë Saudite do të luhet në 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit në 16:30 me orën tonë. Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.

LISTA E PJESSHME E MIQËSORES ME ARABINË SAUDITE

TIRANA

Redon Xhixha

Sherif Kallaku

Ardit Deliu

TEUTA

Albion Marku

Lorenco Vila

VLLAZNIA

Erdenis Gurishta

Esin Hakaj

Esat Mala

PARTIZANI

Eneo Bitri

Andi Hadroj

Arinaldo Rrapaj

Xhuliano Skuka

NGA JASHTË

Bekim Balaj (Turqi)

Sokol Cikalleshi (Arabia Saudite)

Ardit Toli (Ukrainë)

Taulant Seferi (Ukrainë)

LISTA E PRITJES

Ismajlgeci (Tirana)

H. Marku (Vllaznia)

Cara (Partizani)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit