-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin

Kryesoret

Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet hibride”, tha se Perëndimi ka shpenzuar vite të tëra duke nënvlerësuar rrezikun që vinte nga Moska. Por, sipas tij, një përgjigje e vendosur ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe “shantazhit bërthamor” rus, mund të ndihmojë në shërimin e “paralizës” shumëvjeçare në mes të “kërcënimeve boshe” që shpesh janë përsëritur nga Kremlini.

Jakub Kalensky nga Qendra Evropiane e Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) – institut me seli në Helsinki i krijuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO – tha se do të ishte gabim që të lejohet që veprimet ndaj pushtimit të Ukrainës të bazohen në frikën e vendimeve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nëse shikohet në mënyrë abstrakte, kërcënimi nga një sulm bërthamor absolutisht është diçka e tmerrshme”, tha Kalensky në një intervistë për Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë.

“Megjithatë, unë nuk dua që të bimë në grackë dhe të nisim diskutimin se çfarë ndodh nëse Putin e bën këtë [përdor armë bërthamore], sepse besoj se kjo i ndihmon vetëm Putinit në punën e tij për të përhapur frikë për pasojat e kundërshtimit të pushtimit të paligjshëm, kriminal dhe gjenocidal, që po kryen Kremlini”, shtoi ai.

Zyrtarët në Kiev dhe Perëndim kanë akuzuar zyrtarët rusë për “shantazh bërthamor” me marrjen e kontrollit të ndërtesave bërthamore ukrainase, përfshirë centralin e Zaporizhjës – që është më i madhi në Evropë – dhe për kërcënimet e tyre për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur territorin rus, që paligjshëm Rusia pretendon se tani përfshin edhe katër rajone në lindje të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se Putin “do të nxiste një Armagedon” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë, dhe shprehu shpresën që do të gjendet një zgjidhje për të shmangur diçka të tillë.REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit