-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Prodhuesve të energjisë do u vemë një taksë të jashtëzakonshme

Kryesoret

Nga Përmeti, ku zhvilloi një takim me qytetarët, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se prodhuesit e energjisë do të paguajnë një tatim të jashtëzakonshëm.

Ai tha se kjo kategori nuk mund të paguajë kaq pak në këtë moment që fati u solli shumëfishin e fitimeve. Nivelin nuk e përcaktoi.

Po diskutojmë vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Në dialog me ata jemi.

Prodhuesit e energjisë. Kemi disa, kanë fitime marramendëse, që vijnë nga fati. Nuk kanë bërë asgjë për të pasur shumëfishin e fitimeve.

Prandaj duhet të paguajnë një taksë dhe tatim shumë më të lartë. Nuk është e mundur që një grup njerëzish, kompani të mëdha, që kanë investuar për strukturat e prodhimit të energjisë, të nxjerrin fitime marramendëse.

Ndërkohë që ne diskutojmë që nuk mund të rrisim dot pagat e zjarrfikësve, sepse e kam peng, që llogaria na pengoi ta pengoi ta bënim që tani” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit