-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rruga e nisur është malore, por jam stërvitur në male të ngjitem në majë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli këtë të martë në lidhje me përpjekjet e bëra nga maxhoranca për të ndërprerë karrierën e tij politike.

I ftuar në emisionin “Pushteti”, në Faxnews, Meta deklaroi se askush nuk mund të pengoj rrugëtimin e tij në politikë, pavarësisht milionave të harxhuara për këtë qëllim.

Ai deklaroi në mënyrë figurative se do të arrijë ta kalojë maloren që ka përpara dhe të arrijë në majë, duke iu referuar angazhimit të tij në skenën politike shqiptare.

“Nuk e pengon dot njeri karrierën politike të Ilir Metës. Të bëjnë përpjekje sa të duan. Kanë harxhuar 100 milionë euro në projektet kundër Ilir Metën, le të harxhojnë dhe 1 miliard. Këto janë histori lepurushësh. Pushteti është karakteri im dhe dashuria ime për Shqipërinë, por dhe pabesitë që ata i kanë bërë popullit shqiptar. Asgjë nuk e cënon më Ilir Metën, Ilir Meta ka nisur një rrugë të qartë, padyshim që është malore por Ilir Meta ka bërë stërvitje në majat më të larta të Shqipërisë. Dhe Ilir Meta do ta kalojë maloren dhe do të arrijë majë”, tha Meta.

Gjithashtu ai u ndal dhe në situatën ekonomike të vendit ku tha se qytetarët janë të braktisur nga qeveria e cila i përdor të ardhurat e buxhetit për të financuar projektet korruptive.

“Janë 2/3 e familjeve shqiptare që jetojnë me gati 5 dollarë në ditë që janë në kufirin e varfërisë. Shqipëria është në vendin e fundit në kontinent për pagën e një arsimtari. Ngaqë jemi në situatë të vështirë, Rama vjedh qindra milionë euro përmes inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe përmes 6-fishimit të kostove të ndërtimit të rrugëve. Çmimet do të bien kur të ngrihen qytetarët dhe është detyrë e opozitës t’i motivojë dhe të mos i tradhtojë si në të kaluarën”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit