-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama i bën agjendën drejtësisë”/ Meta: Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se drejtësia e re është e kapur nga qeveria. Sipas ish-Presidentit, Rama i bën agjendën drejtësisë, ndërsa kujdeset për ndonjë rast me qëllim për ta patur si statistikë për raportet ndërkombëtare.

Sipas Ilir Metës nëse drejtësia vërtet do të ishte e pavarur kurrë nuk do të guxonin të bënin këto shkelje ligjore, duke marrë si shembull shembjen e Teatrit apo aferën e inceneratorëve.

“Shqiptarët duhet ti besojnë vetes së tyre, duhet ti besojnë atyre gjerave që dëgjojnë me veshët e tyre, dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre. Aktualisht kemi një drejtësi të kapur nga Rama. Ai ka thënë që ato janë krijesa të partisë. Është Rama dhe qeveria që i kërkojnë llogari drejtësisë dhe i bëjnë axhendën dhe kujdesen që të ketë ndonjë rast që gjoja punohet për ta patur si statistikë për raportet ndërkombëtare.

Sipas Metës, nëse drejtësia vërtet do të ishte e pavarur kurrë nuk do të guxonin të bënin këto shkelje ligjore, apo të bënin këto aferat e inceneratorëve, apo shembjen e teatrit.

‘Është një zhvillim i ri politike, që do të sjellë mundësi që edhe drejtësia të çlirohet. Nuk ekziston asnjë pushtet i pavarur në Shqipëri.’, u shpreh Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit