Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur deputet për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me pjesën tjetër të demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha.
Mbledhja do të mbahet në selinë e PD-së.
Ky takim ka ardhur pas bisedimeve të bëra mes dy përfaqësuesve, Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit. Po ashtu, Berisha ditën e sotme ka hapur garën e kandidatëve për primaret.
Por zgjedhja e kandidatëve në këtë lloj forme nuk është pranuar publikisht nga grupi i Alibeaj. Edhe pse më herë Gazmend Bardhi deklaroi se bashkëpunimi do të bëhej pa kushte, pra asnjë nga palët nuk do t’i parashtroheshin kërkesa, duket se primaret mund të sjellin një përplasje në këtë pikë.
Pasi vetë, Berisha i ka paraqitur ato si një kusht të panegociueshëm.