Pasditen e kësaj të mërkure tre makina janë përplasur në Bulqizë.
Aksidenti është regjistruar para komisariatit të zonës.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit. Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.