-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga varka në avion! Si i “fluturoi” Anglia shqiptarët me urgjencë drejt Tiranës

Kryesoret

Fluksi i shqiptarëve që tentojnë që të kalojnë kanalin nga Franca për në Angli vijon që të jetë i lartë pavarësisht thirrjeve nga autoritetet e dy vendeve.

Daily Mail” në një artikull të fundit të publikuar për emigracionin drejt Anglisë flet për një skemë pilot që ka zbatuar qeveria britanike ditët e fundit.

Disa emigrantët shqiptarë që kaluan me varka të vogla janë nxjerrë me shpejtësi nga Britania vetëm disa ditë pasi kaluan kanalin.

“Home Office” konfirmoi se 11 shqiptarë u dërguan në atdhe me një avion çarter javën e kaluar si pjesë e një skeme pilot.

Kur emigrantët mbërritën nga Franca veriore në fillim të këtij muaji, ata u dërguan në një ish bazë ajrore RAF në Manston, Kent. Të 11-të u dërguan në aeroportin Stansted, ku hipën në një fluturim çarter për në Tiranë.

Numri i shqiptarëve që mbërritën u rrit në fillim të verës. “Tani ata përbëjnë 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore” thuhet në artikull.

Në total, rreth 37,000 emigrantë me varka të vogla kanë arritur në tokën britanike që nga fillimi i vitit dhe të paktën 10,000 prej tyre besohet të jenë shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit