-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Escobar, Osmani: Kosova është e gatshme për dialog

Kryesoret

Pas takimit me përfaqësuesin Special të Amerikës, Grabriel Escobar, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dalë në një konferencë për mediat, ku theksoi se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë

“Kosova po ashtu është e gatshme ta risë edhe më shumë angazhimin dhe gatishmërinë e saj në mënyrë që të intensifikohet dialogu”, ka thënë Osmani.

Ajo përveç konstruktivitetit të palës kosovare ka shprehur edhe kryeneçësinë e palës serbe për të mos zbatuar marrëveshjet e dala nga ky proces.

“Kam shprehur pakënaqësinë tone për mos-zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshme nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë dhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga SHBA-të”.

Escobar gjithashtu mes shumë temave të tjera foli për dialogun Kosovë-Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit