-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një tjetër ministre largohet nga kabineti i Truss

Kryesoret

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman dha dorëheqjen duke kritikuar kryeministren Liz Truss.

Tashmë, Truss ka humbur dy nga ministrat e saj më të vjetër në më pak se një javë.

“Me keqardhjen më të madhe po zgjedh të jap dorëheqjen time. Më herët sot, i dërgova një dokument zyrtar nga emaili im personal një kolegu të besuar parlamentar, si pjesë e angazhimit të politikave, dhe me synimin për të mbështetur politikat e qeverisë për migracionin.

Kjo përbën një shkelje teknike të rregullave. Siç e dini, dokumenti ishte një draft i Deklaratës së Shkruar të Ministrisë për migracionin, që do të publikohej së shpejti. Pjesa më e madhe i ishte informuar tashmë deputetëve. Megjithatë është e drejtë që unë të largohem.

Sapo e kuptova gabimin tim, e raportova me shpejtësi në kanalet zyrtare dhe e njoftova Sekretarin e Kabinetit. Si Sekretar i Brendshëm e mbaj veten sipas standardeve më të larta dhe dorëheqja ime është gjëja e duhur për të bërë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Truss u detyrua të anulonte planet ekonomike që përfshinin shkurtime të pa financuara të taksave që tronditën tregjet financiare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit