-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

27-vjeçari u vra gjatë një sherri në Londër, shokët: Merr frymë për ne…

Kryesoret

Lumturi Zeqja, 27 vjeçari shqiptar humbi jetën në sy të miqve të tij pas një sherri në lindje të Londrës.

Ai u vra gjatë një përleshje në përpjekje për të mbrojtur miqtë e tij.

Sipas mediave britanike, pamjet shokuese tregojnë miqtë e të riut që i luten të mos vdesë dhe të vazhdojë të marrë frymë, ndërsa Lumturi Zeqja qëndron i shtrirë pa shenja jetë para një bari, ndërkohë që mjekët tentojnë ta mbajnë në jetë.

Ai vdiq tragjikisht në vendin e ngjarjes. Një 20-vjeçar gjithashtu është filmuar duke marrë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital.

Lumturi Zeqja jetonte në Londër prej 13 vitesh pasi ishte shpërngulur nga Shqipëria.

Kushërira e tij Violet Uka tha për The Standard: “Ai jetonte në Londër për 13 vjet. Ai ishte një punëtor i palodhur. Hyri në mes të sherrit për të mbrojtur shokun e tij dhe e vranë. Ai është një njeri i guximshëm dhe i mirë. Ndërhyri për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka trishtuar të gjithëve. Na e mori Lumin në moshën më të bukur.”

Më pas shtoi: “Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij.”

Hestuesi Adam Callaghan u shpreh: “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është kapja e personit përgjegjës dhe vendosja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij.”

Kryeinspektori Simon Crick, drejtuesi i policisë në Ëaltham Forest dhe Neëham, tha: “Ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e Lumturi për humbjen e tyre tragjike. Unë mund të kuptoj se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim dhe tronditje në komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se do të kemi oficerë lokalë që patrullojnë në zonë. Ju lutemi flisni me këta oficerë; ata do të ndihmojnë në zbutjen e çdo shqetësimi që mund të keni.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit